Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klaudio Myrtaj në Itali, 34 vjeçarit shqiptar që u qëllua me armë zjarri në kokë pasditen e së shtunës në Cuneo. Ai u gjet përtokë në një zdrukthtari pranë bashkisë së qytetit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Cuneos por nuk mundi të mbijetonte.
Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Autori i ngjarjes, që është kapur nga kamerat e sigurisë, ka pritur sa të largohet pronari nga zdrukthtaria për të kryer krimin. Ai dyshohet të ketë përdorur një silenciator pasi askush nuk ka të dëgjuar të shtëna aty pranë.
Për këtë arsye, ngjarja është kategorizuar si vrasje me paramendim. Pronari i zdrukthtarisë ka dëshmuar në polici se kishte shkuar për të marrë benzinë pasditen e djeshme por ka qenë një klient që e kishte gjetur shqiptarin përtokë. Policia po merr në pyetje disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit./abcnews.al