VIDEO/ “Kush je ti?”, vogëlushja i bën pyetjen epike Kate Middleton

schedule17:14 - 5 Nëntor, 2023

schedule 17:14 - 5 Nëntor, 2023

Ndonëse Princesha e Uellsit është padyshim një nga femrat më të njohura në botë, ishte një nxënëse të enjten që nuk e dinte se kush ishte. Kate Middleton pati një përgjigje shumë të ëmbël kur iu bë kjo pyetje gjatë vizitës së saj në Skoci.

“Kush jam unë? Unë jam e martuar me Uilliam”, u përgjigj princesha.

Një përdorues i rrjeteve sociale reagoi ndaj përgjigjes së saj në X/Twitter, duke shkruar: “Katerina është kaq me këmbë në tokë.”

Kate Middleton u martua me Princin William në vitin 2011 në Westminster Abbey. Çifti u takua si studentë gjatë studimeve në Universitetin e St. Andrews në Skoci dhe festoi 12 vjet martesë prillin e kaluar.

Kate nuk ishte e vetmja që u përball me “marrjen në pyetje” më 2 nëntor. Një fëmijë e pyeti Princin e Uellsit nëse ishte “e vështirë të jesh princ“.

A është e vështirë të jesh princ? Është e vështirë të jesh pilot”, qeshi trashëgimtari i fronit./abcnews.al