Dëshironi të përmirësoni në mënyrë drastike shëndetin e trurit tuaj? Ndiqni këto këshilla

schedule22:45 - 3 Nëntor, 2023

schedule 22:45 - 3 Nëntor, 2023

Si qendra komanduese e trupit tonë, truri kërkon kujdesin e nevojshëm për të ruajtur dhe përmirësuar performancën e tij. Ashtu siç pastrojmë dhëmbët për të shmangur prishjen, edhe mendja ka nevojë për “trajtimin” e nevojshëm për të ruajtur funksionin e saj në maksimum.

Këtu janë disa zakone që do të përmirësojnë menjëherë shëndetin e trurit tuaj.

Shkoni për një shëtitje me miqtë

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e trurit tuaj. Një shëtitje e qetë me miqtë ose ndonjë ushtrim aerobik do të ndihmojë trurin tuaj si dhe stimulimin tuaj mendor. Kombinimi i ushtrimeve fizike dhe lidhjeve sociale është shumë efektiv në reduktimin e stresit dhe rritjen e shëndetit të trurit.

Meditoni për 10 minuta

Stresi është armiku i funksionimit të shëndetshëm të trurit. Shkenca ka vërtetuar prej kohësh se ekspozimi ndaj stresit kronik mund të zvogëlojë shëndetin e trurit dhe kujtesën. Një “mjet” i dobishëm për të luftuar stresin dhe ankthin është praktika e rregullt e meditimit.

Largoni mendimet negative

Të qenit cinik nuk është vetëm e keqe për humorin tuaj. Është e keqe edhe për trurin tuaj. Studimet kanë treguar se të menduarit negativ të përsëritur është një tregues i mundshëm për një rrezik në rritje të demencës. “Trajnimi” i vetes për të gjetur raportin e artë duke praktikuar mirënjohjen mund të jetë një kundërhelm i fuqishëm. Sigurisht, megjithatë, ndryshimi i mentalitetit nuk është diçka e thjeshtë.

Mbani një orar specifik të gjumit

Gjumi luan një rol kyç në mënyrën se si funksionon truri. Shumë studiues kanë gjetur një lidhje midis mungesës së gjumit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Kjo lidhje është për faktin se mungesa e gjumit nuk e lejon trurin të pastrojë toksinat.

Filloi një sport i ri ekipor

Të mësuarit është një tjetër pjesë kyçe e funksionit të shëndetshëm të trurit. Nëse vërtet dëshironi ta mbani trurin tuaj vigjilent, çdo hobi ose sport ekipor do t’ju bëjë mirë. Çdo aktivitet që kombinon stërvitjen fizike, të mësuarit dhe ndërveprimin social është i garantuar të nxisë trurin./abcnews.al