Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha këtë të enjte se Komisioni i Venecias vërtetoi s ePresidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese dhe nuk mund të shkarkohet nga kuvendi.
“Nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk mund të shkarkohet nga Kuvendi, kjo tregon që e gjithë veprimtaria e kryer nga Kuvendi ka qenë një tjetër puç institucional për të kapur një nga institucionet e mbetura në vend i pakontrolluar nga qeveria”, tha Bardhi.
Sipas Bardhit, Komisioni i Venecias ngre pikëpyetje të forta mbi iniciativën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ndërkohë çdo gjë tjetër në lidhje me këtë çështje, Bardhi e konsideron si pjesë të propagandës së qeverisë./abcnews.al