Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se evakuimi i detyruar i spitaleve në Rripin e Gazës po rrezikon jetën e qindra pacientëve.
“23 spitale në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore janë urdhëruar të evakuohen dhe evakuimi i detyruar në këto rrethana do të vendosë qindra pacientë në një situatë kërcënuese për jetën”, tha shefi i OBSH-së.
Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ai përsëriti thirrjen për një pauzë humanitare në luftën midis Izraelit dhe Hamasit për të ndihmuar mijëra njerëz që janë plagosur.
Ai shtoi se ka 21,000 të plagosur dhe 1.4 milionë të zhvendosur në Gaza.
“Nuk kemi fjalë për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza”, tha ai./abcnews.al


