Gjatë intervistës për emisionin “Real Story”, ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi penalitete të rënda për klubet lidhur me rastet e dhunës në futboll. Siç theksoi ministri gjatë bisedës për gazetarin Sokol Balla, “qytetarët nuk mund të ndëshkohen për sjelljen e disa tifogrupeve të caktuara.”
Pjesë nga diskutimi:
Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka patur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë.
Ose për shkak të paaftësisë së forcave të rendit…
E vërteta është se ndryshim ka ndodhur, ende nuk jemi aty ku unë dua, por të jeni të sigurtë se kjo gjë do ndodhë, dhe e vërteta është që meqë hymë te sporti dhe gjithmonë ndeshjet janë burim konfliktesh dhe dëmtimi të sigurisë publike, duhet të jem shumë i qartë, kam qenë i qartë me Presidentin e FSHF por do jem edhe me klubet e futbollit që penalitetet do të jenë shumë të ashpra sepse qytetarët nuk mund të ndëshkohen për sjelljen e disa tifogrupeve të caktuara.
Ka edhe një farë gjëje që e ndalon Policinë të jetë në stadiume..
E kemi tejkaluar këtë cështje. Ka qenë një vendimmarrje e disa viteve më parë, kur policia e Shtetit u tërhoq nga kjo lloj përgjegjësie. Policia do të rikthehet, sepse në fund të fundit është përgjegjësia jonë, cdo lloj aktiviteti me një pjesëmarrje të cakuar qytetarësh është përgjegjësia jonë./abcnews.al