Polemikat për Çmimin Nobel, Frrok Çupi: Futi dorë politika

schedule18:10 - 11 Tetor, 2019

schedule 18:10 - 11 Tetor, 2019

Çmimi Nobel për austriakun Peter Handke, ithtar i Sllobodan Millosheviçit ka krijuar polemika të mëdha në radhët e shkrimtarëve, por jo vetëm.

Analisti dhe gazetari i njohur Frrok Çupi ka mendimin se të gjitha armiqësitë që shfaqen ndaj Handke sot do të zhduken në të ardhmen. Sipas Çupit, politika ka futur dorë në këtë Çmim Nobel.

“Nuk do doja kurrsesi që një shkrimtar i cili mohon një luftë dhe një sens lufte mes kosovarëve të robtuar prej një pushtimi, prej një dhune Millosheviçiane dhe pjsesë së bombardimeve nuk do doja, por do doja një talent siç është Peter Handke dhe për të zhvilluar pak më tej po ju them se as ABC, as ABC në Amerikë, as kujtimi i Millosheviçit, as armiqësia midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ekzistojnë në kohën që do të ekzistojnë librat e Handke. Librat e Handke janë të pavdekshëm, Aarti është i pavdekshëm, gjithmonë. Kështu që në këtë moment më duket se ka dy çështje, duke bërë atë çfarë do thuhet pas 100 vjetësh.

Pas 100 vjetësh do përmendet Handke, nuk do përmendet pjesa e dytë. Duke shkuar tek kjo unë e shikoj se çfarë po ndodh rreth këtij çmimi Nobel, shikoj se ka futur dorë politika e cila ka mbetur bosh dhe tenton të marrë zvarrë popujt e tyre. Mua më duket se politika është kthyer në pikën më të keqe të Aristotelit. Aristoteli thotë se politika e keqe, që nuk do të mbaj përgjegjësira, i thotë popujve teksa duhet të ngasësh parmendën, duhet të mbash pushkën në krahë dhe vulën në xhep për çdo gjë që do ti duhet shtetit. Populli nuk zgjidh çështjet e artit. Populli zemërohet nëse ti i thua kjo gjë apo ajo gjëja tjetër”, thotë Frrok Çupi.

Së dyti, thotë Çupi, ka ndodhur neuroza e mbrojtjes. Sipas gazetarit, një pjesë e botës e ka pritur shumë mirë Peter Handke. Nga ana tjetër, Çupi thotë se sëbashku me politikanët janë renditur shkrimtarët periferikë dhe militantë të cilët nuk e mbështesin.

“Çështja e dytë që ka nxitur këtë çështje mendoj se është neuroza e mbrojtjes. Në kuptimin që shiko si janë rreshtuar. Bota është ndarë në dysh në raport me Handke. Në Gjermani është pritur me lavdi shumë të madhe. Në Austri është pritur me lavdi shumë të madhe. Ndërsa shkrimtarët periferikë, militantë në të gjithë botën janë vënë në radhën e politikanëve që po sulmojnë artin e këtij shkrimtari, duke shkuar deri tek Salman Rushdie. Ai thotë që nuk e pranon këtë shkrimtar. Salman Rushdie është shkrimtar i madh, por i dalë nga politika, i frustruar nga politika dhe këtu them pse shkojmë tek psikoza e mbrojtjes. Ai dhe shkrimtarë të tjerë të radhitur te politika padyshim që do mbrojnë veten”, tha Çupi./abcnews.al