Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.
Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën 14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët.
Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30./FSHF