Dy anonimë dhe një “big”, Milani në merkato

schedule18:00 - 11 Tetor, 2019

schedule 18:00 - 11 Tetor, 2019

Milani pritet të bëjë të tjera lëvizje në merkato dhe ditën e sotme në Casa Milan ka qenë i pranishëm Sascha Empacher, menaxheri i agjencisë SPOCS, me të cilin u bisedua në verë për transferimin e mbrojtësit qendror, Ozan Kabak. Arsyeja e takimit ka qenë propozimi i dy lojtarëve, por nuk përjashtohet edhe opsioni Kabak.

Milannews.it shkruan se emrat në tavolinën e drejtuesve të Milanit janë Abdul Rahman Baba dhe Mohamed Elneney. I pari luan si mbrojtës i majtë te Mallorca në La Liga. Bëhet fjalë për një lojtar kartonin e të cilit e ka Chelsea. I dyti, egjiptiani Elneney, luan te Besiktas, që e ka marrë hua nga Arsenali. Të dy këto lojtarë nuk janë ata që tifozët e Milanit presin.

Ndërkohë nga Gjermani vjen një lajm i bujshëm, konkretisht nga Kicker, që lidh Thomas Muller me Milanin. Gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi si opsion për sulmuesin është edhe Interi. Kërkesa e tij për largim nga Bayern Munich në janar ka bërë që të nisë edhe vala e thashethemeve të merkatos rreth 30-vjeçarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!