Flamujt amerikanë në Iran janë një gjë e rrallë. Shtetet e Bashkuara janë njohur si armiku i Republikës Islamike të Iranit për dekada.
Por në një fabrikë në Khomein, treqind kilometra larg Teheranit, është plot me flamujt e armikut të betuar.
Që nga fillimi i luftës së re në Izrael, ata kanë punuar ditë e natë. Kërkesa për flamuj amerikanë është rritur. Por jo për tregun e huaj, por për tregun e brendshëm, ku flamujt me yje dhe vija bardh e kuq përfundojnë në protestat antiamerikane, të shkelur e të djegur.
Qarkullimin më të madh me flamuj amerikanë e ka bërë fabrika për përvjetorin e revolucionit islamik. Por lufta në Izrael rriti numrin e demonstratave dhe rrjedhimisht kërkesën.
Përveç flamujve amerikanë, hit janë edhe flamujt izraelitë me mbishkrimin shtesë në persisht “Vdekje Izraelit”.
Rreth 120 punonjës bëjnë 3.5 milionë flamuj në vit.
Qyteti i Khomein është krenar për faktin se Revolucioni Islamik filloi nga këtu, i cili në vitin 1979 çoi në rënien e Shah Reza Pahlavi dhe themelimin e Republikës Islamike.
Drejtori Khandajani e sheh veten dhe punonjësit e tij si qytetarë të hapur dhe kozmopolitë dhe e konsideron Iranin një fuqi paqësore./abcnews.al