Kupa e Italisë/ Ngec Lecce e Ramadanit, Geona e Cagliari nuk “falin” në kohën shtesë

schedule10:16 - 2 Nëntor, 2023

schedule 10:16 - 2 Nëntor, 2023

Kupë e Italisë po fillon dalë nga dalë të marrë trajtën e saj përfundimtare, teksa gjatë së mërkurës që sapo lamë pas janë mësuar edhe 3 ekipe të tjera, të cilat janë kualifikuar për raundin e 1/8-ve të kompeticionit.

Kështu, në “Stadio Luigi Ferraris”, vendasit e Genoa kanë arritur të mundnin vetëm në kohësh shtesë, “diletantët” e Reggiana. Goli i parë i sfidës erdhi pikërisht nga këta të fundit, me mesfushorin portugez, Varela Djamanca, i cili çon topin në rrjetë, në minutën e 27’, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë Haps barazoi gjithçka në minutën e 53’ e më pas ndeshja mbeti e pandryshuar, deri sa në minutën e 99’ të “extra time”, Gudmundsson çoi topin në rrjetën e kundërshtarëve, për të kaluar ekipin e tij, i cili në përballjen e radhës do të ndeshet me “shqiponjat” e Lazio.

Në krahun tjetër, në “Stadio Via del Mara”, Leçe e Ylber Ramadanim u mund paq nga skuadra e Parma, me rezultatin e thellë, 2 me 4, Sohm, Bonny, atugoli i Pongracic dhe ai Dennis Man, në minutat 9’, 29’ 94’, 97’ nxorrën totalisht të pavlefshëm golat e Piçoli e Strefezza, duke arritur kështu një kualifikim tejet të rëndsishme e në përballjen e radhës do të ndeshen me “violët” e Fiorentina.

Ndërkq, në sfidën e fundit të së mërkurës, skuadra e Cagliari arriti të siguronte kalimin në fazën tjetër të Kupës, pas fitores 1 me 2, ndaj “bardhezinjtë” të Juventus, falë golave të Viola e Lapadula, në minutat 80’ e 120’, ndërsa goli për vendasit erdhi nga Guessand në minu e 62’. Në përballjen tjetër të Kupës, skuadra e Cagliari do të përballet me “violët” e Fiorentina, ku këta të fundit do të kërkojnë vetëm 3 pikët. /i.m /abcnews.al