Kërkesa e lartë e turistëve të huaj dhe shtimi i fluturimeve direkte për në vendin tonë, pritet që ta bëjnë Shqipërinë një ndër destinacionet më të vizituara të Europës edhe për vitin e ardhshëm.
Është revista britanike “National Geographic Travell” e cila e ka renditur Shipërinë mes destinacioneve më emocionuese për t’u vizituar përgjatë vitit 2024.
Në këtë artikull turistëve ndërkombëtar iu janë prezantuar Alpet Shqiptare si destinacioni që mund t’iu ofrojë atyre një arratisje të egër në vendin tonë, që sipas “National Geographic Travell” është ylli në rritje i Europës.
Revista Britanike përshkruan Bjeshkët e Nemuna me majat e thepisura karstike si një ëndërr për alpinistët e huaj ndërsa sugjeron një tur 8 ditor në veri të Shqipërisë për të vizituar disa fshatra ku mes tyre edhe Thethin dhe Valbonën.
National Geographic Travell nuk ka lënë anash bregdetin shqiptar me brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Sipas kësaj reviste britanikët e kanë më të lehtë se kurrë që të vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet linjave direkte të fluturimeve që ofrohen nga kompanitë ajrore Wizz Air dhe Ryanair nga Edinburgu, Manchesteri Stansted, Birmimgham dhe Liverpool./abcnews.al