Blinken do të vizitojë Turqinë të dielën

schedule19:04 - 1 Nëntor, 2023

schedule 19:04 - 1 Nëntor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Turqinë të dielën, më 5 nëntor, sipas burimeve diplomatike turke.

Kujtohet se të premten ministri amerikan do të vizitojë Izraelin, gjithmonë në kuadër të krizës në Lindjen e Mesme për shkak të pushtimit të Izraelit nga Hamasi.

Gjatë turneut të tij të mëparshëm në Lindjen e Mesme, pas shpërthimit të krizës, Blinken kishte vizituar shumë nga vendet e rajonit, por jo Turqinë. Megjithatë, ai pati një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!