Komiteti i të drejtave të OKB-së bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve palestinezë

schedule18:11 - 1 Nëntor, 2023

schedule 18:11 - 1 Nëntor, 2023

Komiteti i OKB-së për të drejtat e fëmijëve ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se “nuk ka fitues në një luftë ku mijëra fëmijë vriten”.

“Komiteti bën thirrje për t’i dhënë fund dëmit shkatërrues që po shkaktohet në jetët e fëmijëve në territorin e pushtuar palestinez,” tha në një deklaratë komiteti i pavarur, i cili monitoron respektimin e vendeve ndaj konventës për të drejtat e fëmijëve.

“Ne ua shtojmë zërin atyre që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të pengjeve të fëmijëve, me kujdestarët e tyre”, tha komiteti.

Si Izraeli ashtu edhe Palestina janë pjesë të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!