Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë për të gjetur pengjet e rrëmbyer dhe të dërguar në Rripin e Gazës, më 7 tetor gjatë sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, raporton prestigjiozja “New York Times”.
Ai tha se detyra kryesore është të ndihmohet në “identifikimin e pengjeve, përfshirë edhe ata amerikanë”. . Zyrtarët anonimë i thanë New York Times se disa dhjetëra anëtarë të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA kanë arritur së fundmi.
Ekstremistët islamik Hamasi njoftoi mbrëmë se në ditët në vijim do të lirojë më shumë pengje që kanë nënshtetësi të huaj. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, tha se kjo ishte rezultat i ndërmjetësimit të disa vendeve. Izraeli bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe i shënon premtimet e Hamasit si një lojë psikologjike.

