Nimanbegu: Kam punuar që Abazoviç të jetë në qeverinë e re të Malit të Zi

schedule21:04 - 31 Tetor, 2023

schedule 21:04 - 31 Tetor, 2023

Deputeti shqiptar i dorëhequr në Malin e Zi, Genci Nimanbegu thotë se ka punuar në javët e fundit, që Dritan Abazoviç të ishte pjesë e qeverisë së re, në vend të Frontit Demorkatik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nimanegu deklaroi se nuk ka mohuar arritjet e Abazoviçi, por ka vënë në dukje ato gjëra të cilat i janë dukur propagandistike.

Por analisti Mentor Nazarko, iu drejtua Nimanbegut se ka votuar pro rrëzimit të qeverisë së Dritan Avazoviç në Mal të Zi.

Pjesë nga debati

Mentor Nazarko: Ju keni pasur obesion për një kryeministër i cili ka dhënë më shumë fonde Ulqinit, i cili bashkoi partitë shqiptare atje, i cili normalizoi marrëdhënien me Shqipërinë, firmosi 13 marrëveshje me Shqipërinë, normalizoi marrëdhëniet me Kosovën, rriti ndjenjën kombëtare në Plavë, Guci, Rozhajë, ka 8 fishuar votat atje, ndjenja e vetëdijes kombëtare është forcuar.

Genci Nimanbegu: Nuk kam mohuar arritjet e zotit Abazoviç, por kam theksuar disa dëshmi si mënyra propagandistike. Kam punuar shumë që në vend të Frontit Demokratik, të hyjë zoti Abazoviç në qeverinë e Spajiç. Kam punuar shumë këto javë e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!