Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Përgjigja e Izraelit duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar

schedule16:54 - 31 Tetor, 2023

schedule 16:54 - 31 Tetor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu drejtuar Këshillit Nordik në Norvegji, denoncoi sulmin e Hamasit, por tha se përgjigja e Izraelit duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar.

“Ne dënojmë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit”, tha Stoltenberg, shkruan Al Jazeera.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që përgjigja e Izraelit të bëhet brenda ligjit ndërkombëtar, që jetët e civilëve të mbrohen dhe që ndihma humanitare të arrijë në Gaza”.



Komentet e Stoltenberg vijnë pasi ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide tha se Izraeli mund të mos ketë respektuar ligjin ndërkombëtar në bombardimet e tij ndaj Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!