Bashkim me Berishën në grevën e urisë në parlament? Meta: Do të bëjmë gjithçka për një opozitë të fortë

schedule11:33 - 31 Tetor, 2023

schedule 11:33 - 31 Tetor, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për mediat u pyet nëse do të bashkohet me Sali Berishën, në vendimin e tij për të grevë urie në parlament.

Meta u shpreh se ai është në komunikim të vazhdueshëm me PD dhe do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për  një opozitë të fortë.

“Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat çmontuan parimin e kontrollit dhe balancës në parlament dhe i dhanë një goditje të fortë parlamentarizmit.

Në do të jemi në bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në shërbim të demokracisë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme” tha Meta./abcnews.al