Pas një diskutimi që ka zgjatë përgjatë gjithë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, votuar për qeverinë e 44-të.
Kryeministri i ri i Malit të Zi, është zgjedhur Milojko Spajiç, për të cilin votuan 46 deputetë.
Ndërkohë një nga ministrat nga partia PES e kryeministrit është edhe Filip Ivanoviç. Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Ndër tjerash, Dragan Krapoviç është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviq është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviq është ministre e Kulturës dhe Mediave./abcnews.al/