Euro U-19 për vajza, mbyllen me sukses ndeshjet e grupit A7 në Shqipëri

schedule17:16 - 30 Tetor, 2023

schedule 17:16 - 30 Tetor, 2023

Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U-19 Championship” për grupin A7 i cili u mirëprit dhe u organizua nga FSHF.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese u luajtën në stadiumet “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” në datat 24, 27 dhe 30 tetor.

Në grupin A7, Serbia e mbylli në vendin e parë, duke triumfuar edhe në sfidën e fundit, e cila u zhvillua ditën e sotme në “Elbasan Arena” kundër Islandës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 me Serbinë që regjistroi fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje dhe renditet e para me nëntë pikë të plota.

Pavarësisht disfatës Islanda qëndron e dyta me katër pikë falë golavarazhit më të mirë dhe i mbyll sfidat kualifikuese me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja tjetër e grupit A7, mes Skocisë dhe Bjellorusisë u luajt në “Air Albania” dhe përfundoi 1-2. Bjellorusia renditet e treta në grupin A7 me katër pikë, ndërsa Skocia mbetet e fundit me zero pikë. Një tjetër turne që në nivel organizimi ishte i shkëlqyer duke sjellë edhe vlerësimet më të mira nga pjesëmarrësit dhe UEFA për kushtet e krijuara nga FSHF gjatë gjithë këtyre ditëve në vendin tonë. /FSHF

Më poshtë rezultatet e Grupit A7 të Europianit U-19 për vajza:

Islandë – Skoci 6-2

Bjellorusi – Serbi 0-2

Serbi – Skoci   2-0

Islandë – Bjellorusi 1-1

Skoci – Bjellorusi 1-2

Serbi – Islandë 2-0

Renditja e ekipeve:

1. Serbi 9 pikë

2. Islandë 4 pikë

3. Bjellorusi 4 pikë

4. Skoci 0 pikë