Një vrimë e madhe është shfaqur në një fushë panxhari në Karapınar në provincën turke Konya, ndërsa shfaqja e kratereve të tilla po shqetëson gjithnjë e më shumë fermerët dhe banorët vendas.
Vendasit u habitën kur panë një krater me diametër 27 metra dhe 12 metra të thellë. Shërbimet kompetente vendore dolën në terren pas thirrjes nga banorët e zonës dhe po punojnë për vendosjen e një gardhi sigurie rreth kraterit në fushën e fermerit Fikri Peker.
Zyrtari lokal Hasan Güngör tha për Anadolu se ata janë në terren dhe kanë ngritur një gardh sigurie dhe se shërbimet kompetente do të vazhdojnë hetimin e këtij fenomeni.
“Një tjetër gropë e ngjashme u shfaq të premten. Këto dy gropa ndodhen në fushën Taşdemir dhe janë afër njëra-tjetrës. Nëse shikojmë më gjerësisht në këtë zonë, gropat vazhdojnë të shfaqen përgjatë së njëjtës linjë”, tha Gungor.