Dhënia e çmimit Nobel për Letëri shkrimtarit austriak Peter Handke ka shkaktuar debat të madh në Europë për shkak të qendrimeve të tij pro genocidit të Millosheviçit në luftrat e Ballkanit.
“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë të tjerë. /abcnews.al