“Kriminelë lufte”, Izrael tërheq diplomatët nga Turqia pas deklaratës së Erdogan

schedule15:51 - 29 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 29 Tetor, 2023

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Stambolli pas deklaratës të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i cili akuzoi qeverinë e Netanyahu se po sillet si “kriminel lufte”.

Erdogan i bëri këto komente në fjalën e mbajtur përpara mijëra protestuese pro palestinez në Stamboll. Ministri punëve të jashtme të Izraelit Eli Cohen iu kundërvu këtyre qëndrimeve duke urdhëruar largimin e diplomatëve nga Stambolli.

Shefi diplomacisë izraelit tha se “duke marrë në konsideratë këto komente të rrezikshme që vinë prej Turqisë, kam urdhëruar largimin e diplomatëve tanë për të ri-vlerësuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë.

Presidenti Turqisë krahas fjalës në protestën pro Palestinës, publikoi një seri me komente në rrjetin social X duke deklaruar se përshkallëzimi situatës në Gaza, e vënë në shënjestër edhe civilët është duke e përkeqësuar situatën humanitare.

Presidenti Turqisë thotë se “Izraeli duhet sa më parë të ndalojë çmendurinë e të tilla sulmeve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!