Lajm i “hidhur” për Real Madridin pas triumfit në “El Clasico”, mesfushori francez dy muaj jashtë fushave

schedule12:07 - 29 Tetor, 2023

schedule 12:07 - 29 Tetor, 2023

 

Pas fitores së madhe me përmbysje në “El Clasico”, Real Madridi ka marrë një lajm të keq. Mesfushori francez, Aurelien Tchuameni i cili ishte titullar, është diagnostikuar me një frakturë në këmbën e majtë.

Tchoumaneni pritet të jetë jashtë fushave të blerta për 6-8 javë.

Kujtojmë që edhe pse alternativat e mesfushës për Ancelottin nuk mungojnë, francezi ka rezultuar një “shtyllë” e fortë para mbrojtjes.

Real Madridi nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kur mesfushori francez ka qenë në fushë nga minuta e parë./abcnews.al