Meksikë, shkon në 39 numri i të vdekurve nga uragani Otis

schedule09:09 - 29 Tetor, 2023

schedule 09:09 - 29 Tetor, 2023

Numri i të vdekurve nga uragani që shkaktoi shkatërrim të gjerë të mërkurën në Acapulco ka shkuar në 39, sipas një njoftimi të qeverisë. Dhjetë persona konsiderohen gjithashtu të zhdukur, njoftoi ministrja e Sigurisë, Rosa Isela Rodríguez.

Sipas ministrit, 39 viktimat, 29 burra dhe 10 gra, nuk janë identifikuar ende.

80% e hoteleve janë shkatërruar ose dëmtuar, i cili praktikisht jeton falë turizmit dhe është ndër destinacionet më të njohura në Amerikën Latine, së bashku me Kankun, gjithashtu në territorin meksikan dhe Punta del Este, në Uruguaj.

/abcnews.al