Formacionet zyrtare Skënderbeu-Egnatia/ Korçarët dëshirojnë të ngjiten në tabelë, rrogozhinasit kërkojnë distancën nga vendi i dytë

schedule16:10 - 28 Tetor, 2023

schedule 16:10 - 28 Tetor, 2023

Skënderbeu do të presë në orën 17:00 Egnatian në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Superiores.

Korçarët renditen në vendin e 7-të me 12 pikë ndësa rrogozhinasit kryesojnë të vetëm me 19 pikë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren dhe për këtë arsye trajnerët Gvozdenoviç dhe Tetova kanë hedhur në fushë më të mirët. Duamena mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Tiranën./ h.ll/abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Rashica, Nikja, Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli, Merlim, Sebastine, Shaqe.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Dobjani, Malota, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Spahiu Ndreca, Aleksi, Paulauskas, Fernando, Iskandarli

Trajner: Edlir Tetova