Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat e vendit janë ende të pranishme në Gaza dhe lufta po vazhdon.
Daniel Hagari u shpreh se ushtria po “përparonte nëpër fazat” e luftës, shkruan Al Jazeera.
Zëdhënësi shtoi se forcat e ushtrisë hynë në zonat e Gazës veriore dhe zgjeruan fushën e operacioneve të tyre.
“Trupat janë ende në territor dhe po vazhdojnë luftën”, tha ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur viktima./abcnews.al