“Rikthehen”  sauditët, “gjigantët” arabë kërkojnë transferimin e “yllit” të Manchester City

schedule19:56 - 27 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 27 Tetor, 2023

Pas “yjve” të shumtë, si Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema, N’Golo Kante e Sadio Mane, që pranuan të vazhdonin karrierën e tyre, në Arabinë Saudite, këta të fundit dëshirojnë të shtojnë edhe më shumë kualitetin e lojtarëve.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, drejutesit e kampionatit vendas, Saudi Pro League kanë prej kohësh nën vëzhgim “yllin” e Manchester City, Kevin de Bruyne, me belgun, i cili aktualisht i dëmtuar dhe janë gati të hidhen në sulm për transferimin e tij në Lindjen e Mesme në vitin 2024.

De Bruyne, i cili ka luajtur vetëm 49 minuta në dy ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi, ka kontratë me Manchester City deri më 30 qershor 2025 dhe është lider i padiskutuar i skuadrës së Pep Guardiola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!