Lulzim Basha pas një pauze disa ditore, është riaktivizuar sërish së fundmi, me disa takime zyrtarësh ndërkombëtarë.
Basha goditi Sali Berishën, por edhe kësaj radhe u fshehur brenda mureve të selisë së tij me qera.
Këtë të premte kreu i demokratëve priti në selinë e tij, Zëvendës/Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mestic, ku mes të tjerash i tha se mbështetese SPAK-un, që të shtunën goditi dhe Sali Berishën, duke i hapur hetim për ish-kompleksin “Partizani”.
Madje, Basha thotë se do të ndërmarë nisma ligjore, për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.
“Theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta”.
SPAK jo vetëm heton, por cdo pasuri e dyshimtë e vendos nën sekuestro. Basha mendon se kjo masë duhet të shtrihet edhe përtej kufijve shqiptarë.
“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve”.
Zyrtarit amerikan Lulzim Basha i foli dhe për vettingun në radhët e politikanëve për t’ia hequr pasuritë e bëra nga burime të paligjshme./abcnews.al