Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kristjan Asllani në “vorbullën” e merkatos, “sirena” angleze për talentin shqiptar

schedule10:11 - 27 Tetor, 2023

schedule 10:11 - 27 Tetor, 2023

Emri i Kristjan Asllanit qarkullon ende nëpër zërat e merkatos. Simone Inzaghi duket se po i jep më shumë minuta këtë sezon mesfushorit shqiptar dhe në çdo dalje para mediave, trajnerin zikaltër dhe drejtuesit e klubit vazhdojnë të theksojnë se Asllani është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe të ardhmen e saj.

Megjithatë, zërat e merkatos nuk i ndahen talentit kuqezi. Janari duket se mund të jetë një periudhë tranzicioni për të, me ekipe si Monza dhe Empoli të cilët kërkojnë shërbimet e tij në formën e huazimin, pasi Inter nuk mendon ta shesë kartonin e tij.

Por, një tjetër klub ka filluar të shfaqë interes për lojtarin elbasanas, dhe është Brighton nga Premier League. De Zerbi, trajneri i “pulëbardhave”, duket se nuk heq dorë nga Kristjan Asllani dhe do të tentojë në merkaton e janarit për ta sjellë në Angli. Sigurisht, opsioni i vetëm në tavolinë është në formën e huazimit, por gjithçka do të varet nga vetë dëshira e talentit shqiptar./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!