Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka njerëz që presin vdekjen politike të Berishës dhe të marrin partinë”, Zekthi: Ish-kryeministri ka humbur mbështetjen

schedule13:51 - 26 Tetor, 2023

schedule 13:51 - 26 Tetor, 2023

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha e ka humbur mbështetje e deputetëve.

Gjatë intervistës në “Tirana Live”, ai ka thënë se ka njerëz që presin vdekjen politike të Berishës dhe të marrin partinë.

Sipas Zekthit, kjo është e shëmtuar sepse këto premisa nuk të japin sukses.

LEXO EDHE:  “Berisha pretendon se i është shkelur një e drejtë kushtetuese”, Zekthi: 32 vite që askush nga politikanët nuk ka shkuar prapa hekurave

Ata ishin luftëtarët më të egër në krahë të PD-së të zotit Basha, atë zyrtaren, kundër Zotit Berisha. Në një moment të caktuar menduan që të bëjnë një lojë, të lëvizin nga aty, të shkonin te Zoti Berisha, t’i jepnin atë oksigjen që mund të jepnin. Tani që Zoti Berisha që është në presion të tmerrshëm për shkak të akuzave të ngritura dhe shumë gjëra të tjera, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe po rrinë menjëanë. 
Edhe në Foltoren e Zotit Berisha dhe në grupin e Zotit Bardhi, ka njerëz të cilët e dinë dhe presin vdekjen politike të Zotit Berisha, kalbëzimin politik të Zotit Berisha dhe thonë që mbi këtë kalbëzim të përfitojmë ne, të marrim ne partinë. Edhe nga pikëpamja njerëzore, kjo është e shëmtuar. Këta nuk do të kenë fat të mirë politikë. Kur t’i nisesh nga këto premisa të këqija politike, kjo nuk të jep sukses”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!