“Tre momentet kur Berisha ka keqpërdorur PD”, Kadilli: Basha duhet të mbajë qëndrim të qartë, bën gabim që hesht

schedule23:35 - 25 Tetor, 2023

schedule 23:35 - 25 Tetor, 2023

 

I ftuar në “Edicionin e Fundit”, ish-kandidati për kryetar partie  i PD, Fatbardh Kadilli  ndër të tjera përmendi edhe 3 momentet kur Sali Berisha e ka keqpërdorur PD-në.

Sipas tij momenti parë ka qenë në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet si kryeministër dhe nuk u largua nga partia, momenti i dytë ka qenë kur u shpall “non – grata”, dhe momenti i tretë është ky tani.

Ka 3 momente shumë të forta, kur Berisha e ka keqpërdorur PD në 10 vitet e fundit. Një është kur humbi zgjedhjet si kryeministër dhe nuk u largua nga partia. E dyta kur u shpall non-grata, nuk e kurseu por e futi në krizë dhe e treta është sot, kur ka një akuzë juridike, e cila nuk mund të jetë një gjyq popullor.

Ne nuk mundet që të jemi sot në gjyqe publike, pas 33 vitesh demokraci. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për mbështetje. Opozita sot ka në dorë vetëm një element për të mbështetur, drejtësinë. Sepse këto institucione kanë vënë në pranga njerëz të qeverisë së sotme” tha Kadilli.

Në lidhje me heshtjen e Bashësm, për këtë situatë, Kadilli u shpreh se sipas tij Basha po bën gabim që po hesht. Dukeqenëse ai ka marrë përsipër të drejtojë një parti politike, duhet të dalë me një qëndrim të qartë për këtë situatë.

Basha për mua bën gabim që hesht, madje është një gabim që nuk e kuptoj dot. Për sa kohë një politikan merr përsipër të drejtojë një institucion politik, ajo drejtohet moral, kauz dhe vlera dhe kur ka ngjarje të tilla, ai moral, ajo kauz ato vlera sot janë në sfidë dhe sot duhet të dëgjojnë fjalën e prerë të atij që i drejton.

Unë dua të jem sot në qëndrim të politikës, kur vlera, kauza më bën krenar. Duhet një qëndrim i qartë nga Basha dhe cdo njeri publik.

Çësht kjo? Ke një akuzë juridike, shko në gjykatë zotëri. Nuk paske qenë burrë shteti për sa kohë nuk respekton institucionet. Njerëzit janë përballur me diktaturën, ti nuk përballesh me institucionet e drejtësisë, të cilat edhe i ke votuar.

Nuk mund të mbrohet askush duke bërë konferenca me logon e një partie” shtoi ai.

Kadilli në fund tha se ajo që opozita duhet të bëjë tani është të mbështesë drejtësinë dhe të qëndrojë afër qytetarëve  më shumë se qeveria.

“E gjithë opozita duhet të ngulmojë fort që të kemi një sistem drejtësisë. Dhe një sistem drejtësie në një vend që nuk ka pasur kurrë drejtësi, ka nevojë të mbështetet. Kjo është ajo që duhet të bëjë opozita.

Sepse edhe ai njeriu i thjeshtë që e di është vjedhur këto 33 vjet nga politik, vetëm një gjë e trimëron dhe bën qytetar të denja, që në fund të fundit kush ka abuzuar të ballafaqohet me drejtësinë. Vetë ma atëherë ai do të kuptojë që drejtësia të shpërblen.

Ne si opozita vetëm vetëm këtë vlerë kemi, ti japim përgjigje atij njeriut të thjesht, atë që nuk e jep pushteti. Kjo është të sharrosh degën ku je ulur vetë” përfundoi Kadilli.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!