Ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Carlos Zago, i cili ishte pjesë e skuadrës verdhekuqe në sezonin e titullit të fundit kampion (2000/2001), pritet të emërohet trajneri i ri i Bolivisë, me 54-vjeçarin që do të zëvendësojë në pankinën e kombëtares latine Gustavo Costas, i cili regjistroi vetëm një sukses në miqësore në dhjetë ndeshjet që drejtoi Bolivinë.
Kombëtare që renditet në vendin e fundit me 0 pikë pas katër sfidave të para në eliminatoret e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut.
Zago është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Bolivisë. Ish-mbrojtësi ka drejtuar më parë në këtë shtet Bolivarin, skuadrën më të madhe në vend.