Të paktën një palestinez u vra dhe 44 të tjerë u plagosën në bombardimet e një vendi afër një shkolle të UNRWA në Rafah, afër kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin, njoftoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.
Kompleksi shkollor, në të cilin janë strehuar rreth 4,600 njerëz, pësoi dëme të konsiderueshme gjatë sulmit, sipas të njëjtit burim.
Më herët, agjencia e OKB-së njoftoi se tre anëtarë të tjerë të stafit ishin vrarë, duke e çuar në 38 numrin e punëtorëve të UNRWA-s që janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës, të paktën 26 persona u vranë dhe rreth 100 u plagosën në sulmet e sotme izraelite në enklavën palestineze.