Këtë sezon është një nga momentet më kritike sa i takon mbjelljes apo tregtimit të grurit në Gjirokastër gjatë viteve të fundit.
Aktualisht, një sasi mjaft e lartë gruri gjendet stok në magazina, të cilat prodhojnë grurin në zonën e Dropullit.
Sipas gazetarit të ABC News, Elidon Berberi, në këtë situatë, ka ndikuar dhe ulja e çmimit, e cila nga 500 lekë që ishte vitin e kaluar, ka shkuar në 300 lekë.
Kjo shifër për këta prodhues është mjaft e ulët, pasi llogariten dhe të gjitha shpenzimet gjatë procesit, që nga mbjellja, prashitja dhe deri te korrja e grurit./abcnews.al