Një tërmet me magnitudë 6.2 e shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme.
Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ishte në det, reth 120.2 kilometra në lindje të Hall të Qarkut Hualien, në një thellësi prej 5.7 km. Zonat që u prekën më së shumti ishin: Yilan, Hualien, Hsinchu, Chiayi, Yunlin dhe Changhua.
Lëkundjet u ndjenë dhe në kryeqytet, Taipei.
Kujtojmë se Tajvani është prekur dhe më herët nga tërmetet duke shkaktuar një numër të lartë viktimash, ku veçojmë atë të 1999-ës ose 2016-ës.
/abcnews.al