Presidenti izraelit: Hezbollah po luan me zjarrin, Libani do ta paguajë çmimin!

schedule10:14 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:14 - 24 Tetor, 2023

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog e ka përshkruar sulmin e Hamasit të 7 tetorit si “një nga mizoritë më të këqija të kohëve moderne” dhe akuzoi Hezbollah në Liban se “luan me zjarrin”.

Në një deklaratë të shkurtër me presidentin francez, Herzog tha se ishte i shqetësuar nga rritja e antisemitizmit në mbarë botën, duke përfshirë edhe Francën, dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime.

Ai e përshkroi situatën në luftën e Izraelit”jashtëzakonisht të komplikuar dhe të brishtë”, duke thënë se Izraeli bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve që janë marrë peng nga Hamas.

Ai tha se Izraeli nuk bën dallim mes atyre që mbahen nga Hamasi me pasaporta izraelite dhe “kushdo që ka një shtetësi tjetër”. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për nxitje të tensionit midis Hezbollah dhe Izraelit.

“Dua të bëj të qartë se nuk po kërkojmë një konfrontim në kufirin tonë në very apo me dikë tjetër. Ne jemi të fokusuar në shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit dhe kthimin e qytetarëve tanë në shtëpi.

Por nëse Hezbollahu futet në luftë, duhet të jetë e qartë se Libani do ta paguajë çmimin.

/abcnews.al