Suel Çela ka akoma “shokë”/ Dyshime për dekonspirim. Policia shoqëron babain dhe vëllain e tij

schedule10:24 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:24 - 24 Tetor, 2023

Forca të shumta të policisë, të asistuara nga agjentët e BKH, kanë kryer një aksion paraditen e kësaj të marte në Elbasan për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela. Gazetari Ervin Leka raporton se kontrolli është urdhëruar nga SPAK për llogari të autoriteteve belge.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende sipas letërporosisë së mbërritur nga autoritetet belge ndërsa janë shoqëruar në polici babai dhe vëllai i tij. Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

I njohur edhe si Marjus Lulaj, ai i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Atentati ndaj administratorit Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës./abcnews.al