Ish-futbollisti italian që ka luajtur me një sërë “gjigandësh” të futbollit evropian, mes tyre edhe me superklubet italiane Juventus e Milan, tani komentator, Paolo Di Canio foli së fundmi për mediat për skandalin që prek konkretisht dy mesfushorët e Kombëtares së Italisë, Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali.
Ish-“fantazisti” i sulmit, tashmë 55-vjeçar theksoi se ata të dy duhet të jenë shumë bosh që luajnë baste, ndërsa nuk i kurseu as ofendimet ndaj dy futbollistëve, të Juventus e Newcastle.
“Futbollistët që luajnë lloto janë idiotë. Nëse vë bast për futbollin, je bosh, je budalla, nuk ka nevojë t’i justifikosh ata që vënë baste! Këtë e them si vëlla më i madh dhe si baba. Fillon lehtë, pastaj ka plane të ndryshme edhe krijon varësi nga kumari. Nuk ka nevojë të justifikohet”,- u shpreh ish-“ylli” italian. /i.m /abcnews.al