Ish-presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC ka treguar se i është bërë presion që të dorëzojë klubin.
Gjatë kësaj interviste, Paro Laçi ka folur me emra, teksa ka theksuar se ka pasur ofertë financiare, prej 500 mijë euro dhe ambiente ndërtimi nga Jamarbër Malltezi dhe Xhim Begaj.
“Kam pasur presion nga Agron Kuliçi pasi nuk pranova të dorëzoj klubin dhe pasi Fatmir Bektashi, nuk ka se si SPAK të mos ketë fakte. Pasi ai edhe mua më ka ofruar kontratë për ndërtim”, ka thënë Paro Laçi.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Keni pasur ofertë financiare prej tij?
Paro Laçi: 500 mijë euro dhe ambiente ndërtimi. Nga Xhim Begaj dhe Jamarbër Malltezin.
Pyetje: Keni pasur kontakte direkt me Jamarbër Malltezi
Paro Laçi: Po direkt. Ato klubin e morën me Maliq. Kanë thyer të gjithë zyrat e klubit dhe kanë bërë dy ambiente.
Pyetje: Kush i theu?
Paro Laçi: Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Jam Sali Berisha këtu shprehej me të madhe.
Pyetje: Keni pasur presion nga njerëz me pushtet?
Paro Laçi: Ne ishim të vetëdijshëm që nuk mund të flaket klubi i Partizanit. Sa mijëra sportistë janë stërvitur aty, por ato i thyen ambientet tona. Unë kam bërë denoncim. Xhim Begeja solli një filmim kur unë ka hyrë nga porta tjetër. Në katin e parë kishin vënë më pas dy zyra, një Xhim Begeja dhe një Fatmir Bektashi. Aty është bërë beteja jonë shumë herë. Malltezi na kërkon firmë të mos paraqiteshim. Pasi nuk pranova më ka bërë presion edhe Tonin Vocaj. Dihet tashmë kush ka përfituar. Një ndër pjesëtarët që kanë përfituar dhe firmosur kontratë kanë qenë edhe ato që kanë pasur ambient biznesi në ambientet e mundjes dhe ka qenë Agron Kuliqi mediatore, sepse kishte kujdesin e interesave të familjes Berisha. Tonin Vocaj na ka bërë një presion të paparë na ka thirrur edhe në ambientet e Komisariatit të Drejtorisë së Tiranës dhe aty ne kemi debatuar në korridor. Ishte si të thuash një takim presion që do më detyronin të firmosja, dhe ishin Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi. Në ambientet e brendshme ka qenë edhe Jamarbër Malltezi.
Në praninë e drejtuesve të lartë jam thirrur për këtë problem dhe nuk kam pranuar, ka qenë besoj pranvera e 2010. Meqë unë nuk firmosa, kishim gjithmonë përplasje. Shkonin të bënim stërvitje dhe nuk na lejonin. Disa nga policët na thonin s’kemi çfarë bëjmë është urdhri i Berishës. Berisha mund të prishë hetimin.
Unë kam denoncuar Xhim Begenë që atëherë dhe ai u bënte presion të gjithë Prokurorisë së Tiranës. Sa herë të thërrasim ty këtu na merr në telefon Sali Berisha. E kam thënë emrin Demir Neli, një prokuror e kam thënë sot në SPAK. Ja arrestuar. Jam arrestuar shumë herë. Arrestohesha dilja dhe flija në shtëpi me rroba gati.