VIDEO/ Një gol i Piccoli nderon skuadrën e Ramadanit, Lecce “rrëmben” pikë në “Dacia Arena”

schedule20:36 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 23 Tetor, 2023

Teksa gjithçka pritej të shkontë drejt fitores së “bardhezinjve” të Udinese, skuadra e Lecce ka bërë mrekullinë në fundin e lojës, duke arritur të sigurojë 1 pikë, në transfertën e “Dacia Arena”, për tu rikthyer tek ecuria pozitive në javën e 9 të Serie A.

Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, me golin e parë që erdhi nga “fantazisti” francez i Udinese, Florian Thauvin, me 30-vjeçarin, që përkthen në gol një 11-metër, të akorduar nga arbitri Tremolada, në minutën e 49’ të sfidës e më pas në minutën e 83’-të të sfidës, sulmuesi 22-vjeçar, Roberto Piccoli çon topin në rrjetën e vendasve, duke arritur të sigurojë 1 pikë në transfertën e vështirë të “Dacia Arena”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Lecce ngjitet në vendin e 10 në tabelën e Serie A, me 13 pikë, 1 më pak se Monza e po aq sa Lazio, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 17 të renditjes me vetëm 6 pikë, nga 9 përballjet e para të kampionatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Florian Thauvin, 1-0:

Goli i Roberto Piccoli, 1-1: