Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam deklaroi se ka nisur dy sulme me dronë ndaj forcave izraelite.
Njëra shënjestroi njësi të Forcave Ajrore izraelite të vendosura në bazën Hatzeri, ndërsa tjetra sulmoi selinë e Divizionit Sinai të ushtrisë izraelite të vendosur në bazën ushtarake Taslim, shkruan Al Jazeera.
Radioja e ushtrisë izraelite konfirmoi një alarm të dyshuar për infiltrim të dronëve në komunitetet jugore të Nir Oz dhe Ein HaBesor, afër gardhit me Rripin e Gazës./abcnews.al