U dhunua barbarisht se nuk mbajti shaminë në kokë, adoleshentja iraniane pëson ‘vdekje truri’

schedule12:49 - 23 Tetor, 2023

schedule 12:49 - 23 Tetor, 2023

Pas Mahsa Aminit, që u rrah barbarisht sepse sipas autoriteteve iraniane nuk po mbante si duhej shaminë e kokës, edhe nxënësja e shkollës së mesme Armita Garavand u sulmua në një njejtën mënyrë.

16-vjeçarja ra në gjendje kome, e së fundmi ka ndërruar jetë.

“Detajet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj nuk po reagon më pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.

Një foto nga kamerat e sigurisë ne metro tregonte adoleshenten duke u tërhequr jashtë trenit nga vajzat e tjera.

Oficerët e rrahën deri sa i ra të fikët. Vajza u dërgua në Spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për mbajtjen e shamisë së kokës

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se adoleshentja kishte humbur ndjenjat ngaqë i kishte rënë tensioni dhe për rrjedhojë sipas saj, kishte përplasur kokën me cepin e vagonit të metrosë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!