Vllaznia në zi për humbjen e parakohshme të vajzës së drejtorit të Akademisë së klubit shkodran, Alban Hasani. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi kuqeblu i shpreh ngushëllimet drejtuesit të lartë dhe i ofron mbështetje në këtë periudhë shumë të vështirë.
Pasditen e së shtunës, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, doli para medieve pa mundur të flasë për ndeshjen, pasi ndihej keq emocionalisht për gjendjen e rëndë shëndetësore ku ndodhej vazja e Hasanit, që, fatkeqësisht, orë më vonë ndërroi jetë.
Njoftimi i plotë i klubit të Vllaznisë:
Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë, Alban Hasani.
Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi, por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe.