“Të kuqtë” e Liverpool janë rikthyer te fitorja në javën e 9 të Premier League, teksa mesditën e kësaj të shtune triumfuan me rezultatin e pastër, 2 me 0 në derbi ndaj “bluve” të Everton, të zhvilluar në mitikun “Anfield Road”.
Padyshim protaginsti absolut në përballjen ndaj “bluve” ishte “faraoni”, Mohamed Salah, i cili me golat e tij në minutat 79’ e 97’ i siguruan 3 pikë “të arta”, skuadrës së Jurgen Klopp, duke e pozicionuar momentalisht në vendin e parë të renditjes së Premier League.
Mirëpo, dopieta dhe fitorja nuk ishin gëzimi i vetëm që Salah mori ditën e sotme, teksa golat ndaj Everton e çuan “faraonin” në kuotën e 105 “rrjetave” të shënuara në “Anfield Road”, duke kaluar kështu 2 “legjenda” absolute të klubit, kapitenin, Steven Gerrard dhe “bomberin” skocez, Kenny Dalglish, të cilët kanë shënuar në “Anfield” nga 104 gola. /i.m /abcnews.al
Renditja e plotë: