Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rrëgutimi”, ku si rezultat ranë në pranga 16 shtetas dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit; Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të lart
Së fundmi kanë dalë edhe pamjet e këtij operacioni, ku janë bërë kontrolle në disa shtëpi dhe shihen se medikamentet janë hedhur kuda, ndërsa vlera totale e tyre shkon deri në 50 mijë euro.r.t/abcnews.al