Gjatë një raporti, Banka Botërore e ka konsideruar heqjen e barrierave në Tregun e përbashkët rajonal si domosdoshmëri.
Në një lidhje me Skype për “Sheshi i Dollarit”, eksperti i çështjeve të ekonomisë, Adrian Civici e konsideroi këtë Treg të përbashkët rajonal si thellimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkan. Sakaq, ai theksoi se sa më shumë një zonë dhe një rajon fillon dhe integrohet me vendet e ndryshme, aq më shumë ekonomitë e këtyre vendeve ndërthuren me njëra-tjetrën në emër të bashkëpunimit midis tyre.
“Siç e theksoi dhe Banka Botërore në analizën e fundit që bëri për ekonominë shqiptare, natyrisht që kur flasim për integrim rajonal, këndëvështrimi do të jetë shumë më i gjerë. Natyrisht, një nga elementët kryesor është dhe lehtësimi i lëvizjes apo heqja e barrierave doganore apo barrierave të llojeve të tjera të ndryshme. Ndërkohë që duhet të kemi parasysh që në marrëvjeshjet me Celtës, vendet e Europës Juglindore e kanë nënshkruar një sër marrëveshjes që nënkuptojnë lëvizjen dhe tregtinë e lirë midis këtyre vendeve. Janë vende anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë, njëkohëisht këtu po flas për Shqipërinë dhe vendet e tjera që kanë marrëveshje për qarkullimin e lirë të mallërave dhe me BE, disa marrëveshje janë madje të asaj natyre që nuk janë simetrike dhe më shumë kanë lehtësira që të bëhen pjesë e kësaj zone ekonomike dhe tregtare siç është BE. Por problemi është pak më i thellë dhe më pak kompleks në raportin e integrimeve rajonale kur bëhet fjalë për integrimin me natyrë ekonomike dhe tregtare, të cilat përveç lehtësimit të lëvizjes edhe gjatë Samitit të Tiranës u theksua direkt dhe indirekt, është një lloj integrimi që ka të bëjë me disa përmasa të mëdha, që fillojnë nga një lloj integrimi më i mirë i sistemeve fiskale dhe tatimore. Ç’është më e rëndësishme, fillimi i bashkëpunimit ekonomik midis këtyre vendeve. Ç’ka do të thotë që sa më shumë një zonë dhe një rajon fillon dhe integrohet me vendet e ndryshme, aq më shumë ekonomitë e këtyre vendeve ndërthuren me njëra-tjetrën në emër të bashkëpunimit midis tyre. Natyrisht projektet që këto vende kërkojnë për t’u financuar qoftë nga BE, qoftë nga Banka Botërore por dhe nga buxhetet e brendshme duhet të jenë projekte sa më rajonale”, tha ai./abcnews.al