“Hajde hajde si ka vajt puna”, Arta Dade komenton parlamentin

schedule20:31 - 9 Tetor, 2019

schedule 20:31 - 9 Tetor, 2019

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ishte e ftuar këtë të mërkurë në rubrikën “Mbrëmje Ide” të gazetares Mirela Milori. Dade komentoi shkurtimisht parlamentin, të cilën pjesëmarrja në emision mbrëmjen e sotme e kishte bërë që ta ndiqte.

“Nuk e di rezervoj që të jap opinione, por në fakt… duke kaluar shikoja policin që shërben. Dëgjova njërin që thoshte “Hajde hajde si ka vajt puna polici po i hap rrugën X” që ishte deputet i ri. Është kthyer në barsoletë”, tha Dade.

Megjithatë ish-deputetja i përmbahet idesë se vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet ishte i gabuar.

“Duhej vënë një zgjidhje tjetër”, tha Dade./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!