Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Civici: Integrimi evropian nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik

schedule20:21 - 20 Tetor, 2023

schedule 20:21 - 20 Tetor, 2023

Eksperti i çështjeve të ekonomisë, Adrian Civici thotë se mesazhi më i rëndësishëm i Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, është që integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, Civici u shpreh se deri më tani, në kuadër të Porcesit të Berlinit për integrimin, BE ka dhënë 30 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Deri më tani, fondet nga pikëpamja ekonomike, pavarësisht nga premtimet që kur u fillua Procesi i Berlinit, u bë fjalë fillimsht për rreth 10 miliardë euro, pastaj, u fol më shumë dhe ka arritur në një shifër 30 miliardë euro, të destinuara për Evropën Juglindore, në kuadër të procesit të integrimit evropian. Samiti i Tiranës, kishte një mesazh shumë të rëndësishëm. Integrimi evropian nuk është vetëm integrim politik, gjeostrategjik, por eksperienca e vendeve të tjera, tregoi që edhe integrimi ekonomik është që përshpejton ose frenon integrimin në BE. Kur flasim për integrimin ekonomik, treguesi më i rëndësishëm është ai që tregon konvergjencën ekonomike.

Mesazhi më i rëndësishëm i Samitit të Tiranës, mendoj që ishte pikërisht ky, që për herë të parë, nga ana e BE u artikulan disa projekte dhe investime, jo vetëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e rajonit, por projekte që e integrojnë rajonin në raport me BE në përputhje me strategjitë kryesore të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm që ka BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!