Ministri i Mbrojtjes: Pasi të shkatërrojë Hamasin, Izraeli s’ka në plan të kontrollojë Gazan

schedule15:35 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:35 - 20 Tetor, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se pasi të shkatërrohet grupi terrorist i Hamasit, ushtria izraelite nuk ka si synim që të kontrollojë Rripin e Gazas.

Kjo duket se është hera e parë që një udhëheqës izraelit diskuton planet afatgjata për Gazën, shkruan BBC.

Gjithashtu Gallant ka theksuar se pritet të jenë tri faza sa i përket luftës së Izraelit me Hamasin.

Ndër të tjera shton se fillimisht Izraeli do ta sulmojë Gazan me sulme ajrore dhe me manovra tokësore, duke synuar dobësimin e rezistencës së Hamasit. Ndërsa pretendon se në fund nuk pretendon kontroll në Rripin e Gazas./abcnews.al/